Ç’janë dëmtimet e seksit dhe a keni provuar diçka të tillë?

Ç’janë dëmtimet e seksit dhe a keni provuar diçka të tillë?

Vajzat dhe gratë seksualisht aktive, e dinë që dëmtimi gjatë seksit është fenomen i zakonshëm, pavarësisht sa i frikshëm tingëllon si fenomen.

Çfarë quhet konkretisht dëmtim gjatë seksit?

Nxirja e qafës së mitrës dhe po, dhemb po kaq shumë sa ç’mund ta merrni me mend.

Simptomat përfshijnë dhimbjet e barkut, gjakosjen jonormale, dhimbjen gjatë aktit dhe dhimbje në pjesën e poshtme të barkut. Të gjitha këto mund të jenë shumë alarmuese dhe shqetësuese kur i përjeton, por nuk janë dhe aq në të vërtetë.

Kjo ndodh kur gruaja nuk është stimuluar mjaftueshëm ose lidhet me pozicionin seksual që mund të keni provuar.

Kur gruaja vjen në qejf, qafa e mitrës zgjerohet, bëhet më e butë dhe disa centimetra më e lartë. Nëse kjo nuk ndodh gjatë aktit, qafa e mitrës qëndron më poshtë, është më e fortë dhe kjo e bën më të lehtë nxirjen.  Ka më shumë gjasa që diçka e tillë të ndodhë gjatë seksit nëse jeni afër periodave, para apo pas atyre. Por edhe madhësia e penisit mund të jetë një faktor.

Megjithatë mund të bëni diçka për ta parandaluar. E dini që 20-30 minuta paralojë mund ta shmangin dëmtimin e qafës së mitrës? Përshtateni jetën tuaj seksuale duke përfshirë pozicione që lejojnë penetrim më të cekët dhe nëse aktualisht po provoni dhimbje të tilla, pini një ibuprofen. Një dhimbje e tillë nuk do të zgjasë më shumë se 24 orë, kështu që qetësohuni.

Shpërndaje në: