City pritet të rinovojë kontratën me Phil Foden deri më 2028
Anglezi do të këtë një rritje të madhe page
Phil Foden pritet që të rinovojë kontratën e tij me Manchester City deri më 2028.
Zyrtarizimi i kontratës së tij të re pritet që të lansohet gjatë këtyre ditëve. Kontratën e fundit që e nënshkroi ai më 2018 i jepte atij fitime 30 000 funte në javë.
Megjithatë, sipas Daily Mail, transmeton GazetaExpress, anglezi pritet që tani të fitojë 225 mijë funte në javë kur kontrata e tij e re hynë në fuqi.
Pep Guardiola dhe klubi kanë besim në Foden, i cili konsiderohet si njëri prej lojtarëve më të mirë të rinj në Angli.
Më 2021/22, ai fitoi çmimin Lojtari më i Mirë i Sezonit në Premier Ligë për të dytën herë me radhë, pasi që kishte shënuar nëntë gola dhe bërë pesë asiste.
Ai ka luajtur edhe 11 ndeshje në Ligën e Kampionëve duke shënuar tre gola dhe asistuar në dy.
Foden ju bashkua akademisë së Manchester City në moshën tetë vjeçare. Ai bëri debutimin e tij zyrtar në Ligën e Kampionëve në duelin kundër Feyenoordit më 21 nëntor 2017.
Në atë ditë ai u bë lojtari i katërt anglez që bën debutim në një garë të rëndësishme të Europës pas Jack Wilshere, Dominic Solanke dhe Ainsley Maitland-Niles.
Në dhjetor te të njëjtit vit, Foden bën debutimin e tij edhe në Premier Ligë duke luajtur kundër Tottenhamit.