City në kërkim të një mbrojtësi të fortë pas ndeshjes me Liverpoolit
Manchester City e nisi me humbje sezonin e ri. Kampionët e Anglisë humbën 3-1 finalen e Superkupës me Liverpoolin, duke shfaqur probleme të mëdha në prapavijë.
Pep Guardiola kërkon edhe një prurje tjetër nga merkato dhe drejtuesit e “Cityzens” kanë hedhur sytë nga Bundesliga.
Objektivi i klubit anglez është Raphaël Guerreiro, anësori i majtë i Borussia Dortmund dhe kombëtares portugeze. 28-vjeçari është pjesë e verdhezinjve prej vitit 2016, ndërkohë që çdo sezon shënon dhe dhuron asiste me daljet e tij në sulm.
Një anësor me karakteristikat që kërkon Pep Guardiola, teksa Guerreiros i ka mbetur edhe një vit kontratë me klubin gjerman. City është fokusuar prej ditësh te Marc Cucurella, por Brighton po reziston dhe ka kërkesa të larta për të lënë të lirë mbrojtësin e majtë spanjoll.
Akordi nuk po arrihet dhe drejtuesit e Man City po përqendrohen te pista Guerreiro.
Raportet me Dortmundin janë pozitive pas marrëveshjes me Erling Haaland.
Klubi anglez pritet të formulojë së shpejti një ofertë zyrtare për gjermanët dhe agjentin e Guerreiros, i cili do e pranonte me kënaqësi një transferim në Premier League.