City eliminohet nga Southamptoni në Carabao Cup
Manchester City është eliminuar nga Carabao Cup e Anglisë, me Southampton që ka kaluar në gjysmëfinale. Mara (23’) dhe Djenepo (28’) shënuan për skuadrën e Southamptonit për ta bërë befasinë më të këndshme në këtë mbrëmje
Manchester City është jashtë Kupës së Ligës pasi që është eliminuar nga Southampton me rezultat 2-0.
Kjo ndeshje u përcaktua në pjesën e parë të këtij takimi pasi që të dy golat u shënuan në këtë pjesë.
Lyanko bëri një pasim të mirë për Sekou Mara i cili shënoi golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 23-të të ndeshjes për epërsinë e parë të vendasve në këtë takim.
Pesë minuta më vonë Southampton do të shënonte golin e dytë.
Salisu bëri një pasim për Djenepo në mesfushë. Ky pasi shikoi daljen e portierit Ortega lansoi një goditje parabolë për të shënuar një gol të bukur në këtë ndeshje.
City e dominoi pjesën e dytë me posedim por futbollistët e Pep Guardiolës nuk ishin në gjendje që të shënonin ndonjë gol dhe të ktheheshin në ndeshje.
Përkundrazi ishte Che Adams i Southampton që ishte afër për të shënuar golin e tretë për vendasit në vendin e tretë.
Në fund City nuk arrin që ta fitojë këtë ndeshje duke u eliminuar nga një kundërshtarë i cili është në vendin e fundit në Premier Ligë.