City blindon kreun e Premierligës, mposht edhe Arsenalin – merr fitoren e 18 radhazi
Manchester City ka fituar derbin ndaj Arsenalit me rezultat minimal 0:1, në kuadër të janvës së 25-të në Premierligë.
Ndeshja e luajtur në “Emirates” premtonte shumë, por në fund u regjistrua vetëm një gol, edhe ai qysh në start të ndeshjes.
Ishte Raheem Sterling që shënoi në minutën e dytë, pas asistimit të Mahrez.
Me këtë fitore, Manchester City marshon fuqishëm drejt titullit me 59 pikë në vendin e parë.
Në anën tjetër, Arsenali mbetet i 10-ti me 34 pike.