Citroën ndryshon emrin pas 100 vitesh
Një nga pionierët e industrisë së automobilave, Citroën ka vendosur të ndryshojë emrin e tij në Gjermani.
Gjuha gjermane dhe ajo frëngjishte kanë karakteristika të ngjashme në shkrim, por ato janë krejtësisht të ndryshme.
Për shkak të kësaj, gjermanët shpesh kanë problem të shqiptojnë emrin Citroën. Kjo bëri që francezët të ndryshonin emrin e tyre pas 100 vjetësh dhe kështu të ndihmonin blerësit e tyre në Gjermani.
Kështu që tash e tutje Citroën do të shitet në Gjermani si Zitrön.
Do të shohim nëse kjo do të rrisë shitjet e makinave të Citroën / Zitron në tregun më të madh evropian të makinave.