Çitaku reagon pas vdekjes së Berishës: Lajm i trishtë, faleminderit për shërbimin ndaj vendit

Çitaku reagon pas vdekjes së Berishës: Lajm i trishtë, faleminderit për shërbimin ndaj vendit

Ish-ambasadori dhe ish-zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka vdekur të enjten në moshën 59 vjeçare.

Pas kësaj, ka reaguar sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila e ka falenderuar Berishën për shërbimin ndaj vendit.

“Sa i trishtë lajmi për largimin tënd të parakohshëm, Anton.

Faleminderit për shërbimin tënd të përkushtuar ndaj Republikës së Kosovës.

Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që të deshën.

Pusho në paqe!”.

Shpërndaje në: