Çitaku për Qeverinë: Ajo që don kjo kastë udhëheqëse është qytetarin e dorëzuar e të nënshtruar

Çitaku për Qeverinë: Ajo që don kjo kastë udhëheqëse është qytetarin e dorëzuar e të nënshtruar

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për pjesëmarrjen e Kurtit në ceremoninë e nëshkrimit të punëtorëve të rinj në KEK.

Ajo ka thënë se kjo është farsë dhe se të njëjtit kanë luftuar kundër projekteve që do të zhvillonin energjinë në Kosovë.

Mosrealizimi i projekteve, sipas Citakut e ka bërë Kosovën të varur nga pazaret e Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt.

 

Postimi i plotë:

Lëvizja VV dhe A.K. – Mjerim i Promovuar si Arritje

Lëvizja VV dhe A.K. paskan organizuar një ceremoni publike, me synimin e promovimit të punësimit të disa punëtorëve të rinj në Korporatën e Martinit dhe Nagipit.

Kjo përpjekje për vetëlavdërim nuk është gjë tjetër veçse një farsë e mjerë.

Është ironike që pikërisht VV dhe A.K., që kanë sabotuar çdo projekt zhvillimor në fushën e energjetikës, po tentojnë të promovojnë një “arritje” të tillë.

Të nejtit kanë luftuar ashpër, dhe jo rrallë edhe dhunshëm, kundër projekteve që do të siguronin pavarësinë energjetike të Kosovës., duke filluar nga Kosova e Re, e deri tek gazsjellësi i sponzorizuar nga SHBA-të. Projekte që, po të ishin realizuar, sot do të garantonin siguri energjetike dhe çmime më të ulëta të energjisë për të gjitha familjet e Kosovës.

Mos realizimi i këtyre projekteve, e ka bërë Kosovën të varur nga pazaret e matrapazëve si Nagipi e Martin.

Ajo që don kjo kastë udhëheqëse është qytetarin e dorëzuar e të nënshtruar, që pranon lëmoshën si sukses.

Kosova nuk dorëzohet. Kosova meriton dhe mundet shumë më mirë!

Shpërndaje në: