Çitaku për Kurtin: Lyp vota të qytetarëve, ndërsa për 4 vite e ka dëshmuar se nuk di të qeverisë
![Çitaku për Kurtin: Lyp vota të qytetarëve, ndërsa për 4 vite e ka dëshmuar se nuk di të qeverisë](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/vc-454x300.png)
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka qenë e ftuara e radhës në Periskop, ku ka folur fushatën zgjedhore dhe programin PDK-së, por nuk la pa e kritikuar edhe qeverinë Kurti.
Çitaku u shpreh e habitur se si partia në pushtet del në fushatë dhe kërkon vota para qytetarëve të Kosovës, derisa në anën tjetër për katër vite nuk ka pasur asnjë rezultat pozitv.
“Katër vite qeverisje, me një shumicë absolute pa asnjë llojë barriere as edhe një projekt i vetëm i filluar apo i mbaruar. Dhe dhe në fund të këtij katër vjeçari nomenklatura e sotme qeverisëse del para qytetarëve të Kosovës jo me një balancë për punët e kryera apo të nisura, jo me një ofertë programore-del me një kërkesë “I dua kaq vota”. Për cka i don ato voto për të qeverisur, për të sunduar, për cka i duhen ato vota nëse nuk ka asnjë rezultat dhe e vetmja gjë që ka dëshmuar këto katër vite është që nuk di të qeverisë. Ai po merret me ne, ne po merremi me nevojat e qytetarëve”, tha mes tjerash Çitaku.
Intervistën e plotë e gjeni më poshtë: