Çitaku pasi mediumi boshnjak largoi emrin e Periskopit: Ta shohim a do ta pranojnë “gabimin” RTK-ja dhe pushtetarët

Çitaku pasi mediumi boshnjak largoi emrin e Periskopit: Ta shohim a do ta pranojnë “gabimin” RTK-ja dhe pushtetarët

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar pasi portali boshnjak ‘Slobodna Bosna’ largoi emrin e Periskopit dhe Nacionales në artikullin e rremë i cili pa asnjë verifikim do të transmetohej në Radiotelevizionin e Kosovës.

Postimi:

Slobodna Bosna e paska pranuar gabimin. Nën frikën e padisë, kuptohet.

E tash pritet ta shohim se a do ta pranojnë “gabimin” RTK, Ministrja e Drejtësisë, e shumë e shumë eksponent të pushtetit të cilët vollën vnerë e nxitën urrejtje kundër gazetarëve.

Shpërndaje në: