Çitaku nga QKUK: I plagosuri në gjendje të rëndë shëndetësore, plagët i ka në pjesën e gjoksit

Çitaku nga QKUK: I plagosuri në gjendje të rëndë shëndetësore, plagët i ka në pjesën e gjoksit

Njëri nga dy të plagosurit e mbrëmjes së sotme në Prishtinë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare, raporton Periskopi.

Kështu ka konfirmuar Agron Çitaku, mjek kujdestar në Emergjencë i cili shtoi se një tjetër person është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Rreth orës 22:35 ka ardhur personi i parë i plagosur, ka qenë thuajse pa shenja jete. Është bërë reanimi i tij, për gjysmë ore, ka ndërru jetë. Pas 15 minutave ka ardhur i plagosuri tjetër që ka tri plagë por është në gjendje stabile. Personi që vdiq është rreth të 60-ave.

“I plagosuri është ne gjendje të rëndë shëndetësore, plagët i ka në pjesën e gjoksit, aktualisht gjendet ne reanimacion”,  ka deklaruar Çitaku.

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë zjarri në Prishtinë

Ky është personi që ndërroi jetë pasi u plagos me armë zjarri sonte në Prishtinë

Shpërndaje në: