Çitaku: Nga kapja politike e KPM-së priten vetëm sulme politike mbi mediat
Për zhvillimet e sotme në KPM, ku u zgjodh një kryetar i ri, megjithëse kryetari aktual kishte ende mandate, Vlora Çitaku shkruan:
“Janë shqetësues raportet nga mbledhja e sotme e Komisionit të Pavarur për Media dhe konstatimet e vëzhguesve të pavarur që edhe ky institucion i pavarur është kapur nga Qeveria e LVV-së.
Është e frikshme vetëm të paramendohet humnera në të cilën ky pushtet është duke e katandisur shoqërinë.
Nga kapja politike e KPM-së mund të pritet vetëm sulme politike mbi mediat e pavarura dhe cenim i mëtutjeshëm i lirisë së të shprehurit për të gjithë.
Nëse procesi është bërë duke shkelur ligjet e rregulloret, atëherë duhet të reagojë menjëherë edhe gjyqësori.
Shkatërrimi i shtetit dhe shoqërisë që e kemi ndërtuar me gjak e sakrifica nuk mund të kalojë”.