Çitaku, Kurtit: Nëse s’mund ta mbështesni Thaçin lëreni rehat, ai është në betejë për historinë dhe të ardhmen tonë
Për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, kryeministri Albin Kurti, tha sonte në një konferencë për media se “në veri jemi të hendikepuar për shkak se ushtria jonë nuk mund të shkojë atje nga zotimi i ish-kryeministrit Thaçi”.
Ndaj deklaratës së tij ka reaguar Vlora Çitaku, nënkryetare në PDK, duke i kërkuar Kurtit që ta lë Thaçin rehat sepse ndodhet “në betejë për historinë dhe të ardhmen tonë”.
Çitaku po ashtu i thotë Kurtit se “armiqtë e Kosovës, ata të vërtetit janë jashtë Kosovës, e ata imagjinarët janë vetëm në mendjen tuaj”.