Çitaku-Kurtit: Detyra juaj është t’i parandaloni sulmet – jo të na thuani “shujë, se mundet me u ba edhe ma keq”
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas ankesave nga qytetarët për reduktime të rrymës dhe paralajmërimit të kryeministri Kurti se do të ketë sulme të reja në veri.
Çitaku përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, kritikoi Kurtin duke thënë se “po bëhet falltor”.
“Dje në vigjile të Kërshëndellave, qytetarët e Kosovës pranuan dy “dhurata” nga qeveria. E para, ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike shoqëruar me faturat astronomike për qytetarët tanë, dhe e dyta, paralajmërimet apokaliptike të Kryeministrit për sulme nga Serbia”, tha Çitaku.
Postimi i plotë: