Cili vend ka shoferët më të mirë dhe më të këqij?
Kjo listë është subjektive pasi aftësitë e drejtimit janë të vështira për t’u matur, por ka disa tendenca – ndërgjegjësimi për trafikun dhe rreziqet rrugore – që ekspertët e sigurimit të makinave Comper d’Market i kanë marrë parasysh.
Për të përpiluar listën e shteteve më të mira dhe më të këqija sipas këtij kriteri, ata analizuan një sërë faktorësh, duke përfshirë kufijtë ligjorë të alkoolit në gjak, cilësinë e rrugës, statusin e temave të sigurisë rrugore në mediat sociale dhe numrin e vdekjeve në rrugë.
Sipas listës së 50 vendeve, shoferët më të sigurt në botë janë në Japoni. Kufiri i alkoolit në gjak është mjaft i ulët, 0.03 g/dl, i ngjashëm me Kilin dhe Çekinë, dhe disponimi në rrjetet sociale është më pozitiv kur bëhet fjalë për drejtimin e automjetit (33.4 për qind).
Tetë nga 10 vendet më të sigurta janë në Evropë, dhe Holanda është më e mira nga vendet evropiane, në vendin e dytë në botë.
Holanda ka gjithashtu nivelin e dytë më të lartë të cilësisë së rrugëve, menjëherë pas Singaporit, dhe ka një nga nivelet më të ulëta të vdekjeve nga trafiku në botë, për 100,000 banorë.
Nga ana tjetër, Tajlanda është cilësuar si vendi me shoferët më të këqij në botë, me numrin më të madh të vdekjeve nga trafiku, 32 për 100,000 njerëz. Peruja është vendi i parafundit, me nivelin e katërt më të keq të cilësisë së rrugëve.
Vendi ynë nuk ishte pjesë e hulumtimit dhe listën e plotë mund ta shihni KËTU