Cili nga këta fëmijë konkurron për deputet nga PDK-ja?
Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, ka postuar një foto të shkollës fillore, ku gjatë viteve të 90-ta jetonte në Gjermani.
“Mirëmëngjesi, me këtë foto nga klasa e pestë e shkollës në Trier të Gjermanisë, ku jetuam mbi pesë vjet si qindra mijëra mërgimtarë të tjerë nga Kosova”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Ai ka shkruar se nga Gjermania ka marrë kulturën e punës, respektin për rregullat e ligjet, për disiplinën dhe përpikërinë.
“Në Kuvendin e Kosovës do të jem zë i fuqishëm i diasporës, e cila është pjesë e pashlyeshme e rrugëtimit tonë për liri, çlirim, pavarësi, shtetndërtim dhe zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Behrami.