Cili është vendi ku dhemb më së shumti piercingu?

Cili është vendi ku dhemb më së shumti piercingu?

Tendencat ndryshojnë nga viti në vit e nga brezi në brez. Vathët klasik, me dy vrima tek veshët dhe aq, duket një kohë shumë e largët.

Eksperimentimi filloi duke shpuar dy ose tre here njerin vesh e duke i ngjitur sa më lart vathët. Por kjo nuk mbaroi me kaq!

Vathët filluan të shiheshin si një aksesor edhe për vendet e tjera të trupit të cilat u shëndrruan në vende perfekte për piercing, zonat më të shpeshta ku femrat vendosin t’a bëjnë janë kërthiza, hunda vetulla dhe gjuha.

Por, sa janë të dhimbshme dhe cila dhemb më shumë?!- Këto janë përgjigjjet;

Zona e llapës së veshit, por në përgjithësi edhe i tërë veshi, njihet si zonë më pak e dhimbshme për piercing, dhe për këtë arsye edhe historikisht njihet si vendi më i popullarizuar për shpime.

Një vend tjetër i shpeshtë është septumi (muri ndarës apo mesi i kërcit të hundës) ose edhe në njërën anë të hundës. Këto piercing-e, veçanërisht ato në mes të hundës mund të shkaktojnë më shumë dhimbje, sidomos nëse nuk bëhen në mënyrë profesionale. Megjithatë, piercing-u i përket kategorisë së dhimbjeve mesatare.

Ështe interesante të theksohet se piercing-u në vetull është me më shumë dhimbje sesa ai në hundë apo në vesh.

Një nga vendet më pak të dhimbshme duhet të jetë kërthiza, dhe për atë arsye femrat shpeshherë bejnë shpime në atë pjesë.

Piercing-u në gjuhë është shumë më i dhimbshëm, po edhe në pjesën e poshtme dhe të sipërme të buzës, ku gjithashtu paraqet edhe rrezik të lartë. Po ashtu piercing-u në gjuhë mund të ketë edhe komplikime të tjera si gjakderdhje, dëmtime nervore e kështu me rradhë.

 

Shpërndaje në: