Cili është qyteti shqiptar me më shumë beqarë
Sot, të dhënat nga INSTAT për vitin 2017 tregojnë se numri i martesave është në rënie, ku rekordin më të ulët e mban kryeqyteti me një normë prej 7.1 martesa për 1000 banorë. Ndërsa numrin më të lartë të martesave e kanë lezhjanët me 10.2 për 1000 banorë, pasuar nga Berati me 9.2, Dibra me 8.7, Durrësi dhe Fieri me 8.3, ndërsa Elbasani me 8.2 martesa.
Vlora dhe Shkodra ishin pak a shumë në të njëjtën normë, e para 7.6 martesa për 1000 banorë, ndërsa qyteti verior me 7.4. Tendenca e këtij viti si dhe atij që lamë pas duket se për të rinjtë është më pak martesa dhe në moshë më të vonë. Rreth 23 mijë martesa janë regjistruar në zyrat e gjendjes civile për 2017, 5.7% më pak krahasuar me vitin 2013.
Tabelë:
Numri i martesave për 1000 banorë në qytetet shqiptare:
Tirana– 7.1 martesa për 1000 banorë
Lezha– 10.2 martesa për 1000 banorë
Berati-9.2 martesa për 1000 banorë
Dibra- 8.7 martesa për 1000 banorë
Durrësi– 8.3 martesa për 1000 banorë
Fieri 8.3 martesa për 1000 banorë
Elbasani: 8.2 martesa për 1000 banorë
Vlora: 7.6 martesa për 1000 banorë
Shkodra: 7.4 martesa për 1000 banorë
Kukësi: 7.1 martesa për 1000 banorë
Gjirokastra: 7.1 martesa për 1000 banorë
Korca: 7.1 martesa për 1000 banorë