Cili është problemi i Schalkes? Po kërkon trajnerin e pestë për këtë sezon
Skuadra e Schalkes këtë sezon zyrtarisht ka shkarkuar 4 trajnerë dhe tashmë po e kërkon të pestin, shkruan Periskopi.
Ish-trajnerii i Tottenhamit, Christian Gross ishte menaxheri i katërt që u shkarkua nga skuadra e Bundesligës këtë sezon “të ashpër”.
Bild raporton se lojtarët ishin të pakënaqur me prirjen e Gross për të ngatërruar emrat e lojtarëve dhe tonin e tij, me metodat dhe taktikat e tij të stërvitjes gjithashtu të vëna në pikëpyetje.
David Wagner, Manuel Baum dhe Huub Stevens janë tre menaxherët e tjerë që janë lënë të lirë këtë sezon. /Periskopi