Cili është momenti më I mire për të pirë një kafe ?

Cili është momenti më I mire për të pirë një kafe ?

Nëse  jeni  adhurues të kafes, është e vështirë të ndihesh i/e zgjuar pa mungesën  që të jep kafeina, për të cilën shumica e njerëzve kanë nevojë.

Nëse nuk e konsideron veten njeri mëngjesi, zgjimi çdo ditë mund të jetë i vështirë, ndërsa të gjithë të tjerët janë të qetë dhe flenë edhe disa orë. Kush do të dëshironte ta linte këtë copëz parajse?

Zgjimi është një gjë, por në të vërtetë ndjesitë zgjohen në mënyra krejtësisht të ndryshme.

Shkenca thotë se momenti më i mirë për ta pirë një kafe nuk është mëngjesi i hershëm, edhe pse pjesa dërrmuese e njerëzve nuk arrijnë të zgjohen pa pirë kafe. Por ka dy mënyra për ta rifilluar mëngjesin.

Ujë i ngrohtë me limon dhe mjaltë

Kjo përzierje ka shumë vlera ushqimore dhe është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur çdo mëngjes, sado vonë që të jesh. Plus, nuk përmban asnjë përbërës artificialë shtesë. Ujë i ngrohtë me limon ndihmon edhe tretjen dhe të jep më shumë energji.

Gjithashtu, kjo përzierje pastron dhe hidraton lëkurën, përmirëson sistemin imunitar, por edhe freskon frymëmarrjen. Ndërsa mjalti, përveç vlerave shëndetësore, i shton ëmbëlsi përzierjes.

Uthulla e mollës

Shumica e njerëzve që e kanë provuar dhe e kanë bërë pjesë të çdo mëngjesi uthullën e mollës, betohen për të. Nëse kjo të duket e rëndë, atëherë për ta zbutur, përzje një ose dy lugë gjelle uthull molle me 8 masa ujë.

Po ashtu, mund ta bësh atë të ëmbël me pak mjaltë organik ose me shurup të pastër. Uthulla e mollës në mëngjes është një burim mjaft i mirë energjie, balancon nivelet e pH-it dhe ndihmon shumë tretjen.

Nëse pi një nga këto lëngje çdo mëngjes, vlerat shëndetësore do të rriten me kalimin e kohës./Periskopi./

 

Shpërndaje në: