Cili është ‘mallkimi’ që e ndjek Italinë që nga viti 1982 – nuk arriti fitore as mbrëmë

Cili është ‘mallkimi’ që e ndjek Italinë që nga viti 1982 – nuk arriti fitore as mbrëmë

Kombëtarja e Italisë ka vazhduar të ngec për fitore, pas triumfit në një turne të madh.

Italia luajti mbrëmë kundër Bullgarisë, në një ndeshje ku shihej si favorite por nuk arriti të arkëtonte tri pikët.

Italianët nuk kanë fituar asnjë nga 3 ndeshjet e luajtura menjëherë pas triumfit në trofe të rëndësishëm, përcjell Periskopi.

Ata dështonin të fitonin në vitin 1982 ndaj Zvicrës, kur pësonin 0:1. Po ashtu në vitin 2006 ndaj Kroacisë, kur pësonin 0:2, dhe mbrëmë, si fitues të Euro 2020, ata dështuan të fitonin ndaj Bullgarisë.

Duket se kjo është kthyer në një mallkim për Italinë, që kur fiton në turne si Euro apo Botëror, ndeshjen e radhës nuk gjen fitore. /Periskopi/

Shpërndaje në: