Cili është automobili i vitit sipas WhatCar?
Portali britanik WhatCar? ka 44 vjet që e organizon garën Automobili i Vitit, duke zgjedhur veturat më të mira mes modeleve që aktualisht ofrohen në treg.
Në edicionin e sivjetëm të kësaje gare u zgjodhën fituesit në shumë kategori, megjithëse çmimi kryesor i takoi modelit elektrik Kia EV6.
Periskopi ju sjellë listën e plotë të veturave që triumfuan në garën për veturën e vitit 2022, sipas kategorive:
Vetura e vitit: Kia EV6
Vetura e Vogël e vitit: Honda Jazz
Vetura Familjare e vitit: Seat Leon
Hot karavani i vitit: Mercedes-AMG A 45 S
SUV i vogël i vitit: Ford Puma
SUV familjar i vitit: Volvo XC40
Hybrid plug-in i vitit: Lexus NX 450h+
Vetura elektrike e qytetit e vitit: Cupra Born
Vetura e madhe elektrike e vitit: Tesla Model 3
Vetura zyrtare e vitit: BMW 330e
Karavani i vitit: Škoda Superb Combi
Pikapi i vitit: Ford Ranger
Minivani i vitit: Volkswagen Touran
SUV i madh i vitit: Hyundai Santa Fe
Vetura luksoze e vitit: BMW 530e
SUV luksoz i vitit: BMW X5 xDrive45e
SUV Elektrik /Crossover i vitit: Kia EV6
Kupeu i vitit: BMW 420i Coupe
Vetura sportive e vitit: Porsche 718 Cayman GTS
SUV sportiv i vitit: Ford Puma ST
Super Vetura sportive e vitit: Porsche Taycan Cross Turismo 4S
Kabrioleti i vitit: BMW 420i konvertibil