Cilët janë faktorët që rrezikojnë shfaqjen e kancerit të gjirit tek femrat

Cilët janë faktorët që rrezikojnë shfaqjen e kancerit të gjirit tek femrat

Kanceri i gjirit është një tumor që zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit.

Kanceri i gjirit është rritja e pa kontrolluar dhe përhapja e qelizave jo normale të indit të gjirit. Këto qeliza grumbullohen dhe formojnë një tumor, i cili shtyp, përhapet dhe shkatërron indin normal të gjirit. Pa mjekim, këto qeliza përhapen në pjesët fqinje, e më pas, në të gjithë trupin.

Njihuni me rrezikun
Askush nuk e di shkakun e vërtetë të kancerit të gjirit, apo nëse kanceri i gjirit ka një shkaktar të vetëm, apo jo. Dimë se disa njerëz janë më të rrezikuar për të zhvilluar kancer gjiri. Dimë se disa  faktorë duket se rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri.

Çdo grua është e rrezikuar nga kanceri i gjirit.

Faktorët që rrezikojnë kancerin e gjirit janë:

Mosha mbi 50 vjeç

Nëse më herët keni pasur histori të kancerit të gjirit

Histori familjare të kancerit të gjirit veçanërisht me nënën, motrën ose vajzën të diagnostifikuara përpara menopauses

Ndryshimet gjenetike prezente me genet BRCA1 ose BRCA2

Histori familjare me kancer ovarian

Femrat që nuk kanë lindur fëmijë ose lindjen e parë e kanë bërë në moshë më të madhe se 30 vjeç

Menstruacione në moshë shumë të hershme, para moshës 12 vjeç

Menopauzë pas moshës 50 vjeç

Përdorimi i mjekimit me hormone (estrogjen + progesteron) për një  kohë të gjatë, më shumë se 5 vite

Densitet të shtuar të indeve të gjirit (e dukshme në një mamogram)

Një histori e një biopsie gjiri që tregon një numër të rritur të qelizave jo normale që nuk janë kanceroze (hiperplazi atipike)

Trajtimi me rreze në sipërfaqe të gjirit, veçanërisht para moshës 30-vjeçare, p.sh., trajtimi i limfomave Hodgkin

Mbipesha dhe obeziteti, sidomos në menopauzë

Përdorimi i alkoolit

Duhanpirja

Marrja e kontraceptivëve e pakontrolluar nga mjeku

Dieta dhe ushqimet e pasura me yndyrna shtazore

Moskryerja e aktivitetit fizik.

POR, KUJDES! Rreth 70% e rasteve të kancerit të gjirit prekin gratë, të cilat nuk kanë faktorë që rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri!

Por ka një shprë se kanceri i gjirit mund të zbulohet në faza të hershme dhe të trajtohet.

Shpërndaje në: