Cilat vende kanë përqindjen më të lartë të veturave me kilometrazh të rreme?

Cilat vende kanë përqindjen më të lartë të veturave me kilometrazh të rreme?

Por, sa e rezikshme është sot blerja e një veture të përdorur? Nga hulumtimi i bërë nga Carvertical del se përgjigja varet nga vendi në të cilin jetojmë. Kjo për arsye se shpeshtësia e kthimeve të kilometrazhit ndryshon nga vendi në vend. Kështu, me analizmin e rreth 900,000 raporteve të historisë së veturave të mbledhura gjatë vitit 2021 doli se vendet baltike i kanë shifrat më të këqija. Letonia është në vendin e parë, ku mbi 24% e automjeteve të kontrolluara tregonin shenja të hapjes së paautorizuar të kilometrazhit. Estonia dhe Lituania ndërkaq zënë vendin e tretë dhe të katërt.

Megjithatë, vendet baltike janë një treg i vogël. Për të parë një numër të madh automjetesh të pëfshira në këtë lloj mashtrimi duhet shkuar në lindje dhe në jug, në vendet si Rumania (vendi i dytë), që ka gati 20% të kilometrazheve të kthyera, si dhe Rusia dhe Ukraina. Pastaj vijnë edhe Polonia (12%) dhe Hungaria (14%), si dhe Republika Çeke, Sllovakia, Sllovenia, Kroacia dhe Serbia, ku rreth 10% e të gjitha veturave kanë kilometrazh të kthyer.

Ky problem është më pak i zakonshëm në vendet më të pasura të Evropës Perëndimore, ku njerëzit zakonisht blejnë vetura më të reja. Megjithatë, problemi edhe atje haset më shpesh se sa që mendojnë shumica e njerëzve.

Sa i kushtueshëm është mashtrimi me kilometrazh të rremë?

Problemi i mashtrimit me kilometrazh është se është një problem “i qetë”, por i shtrenjtë. Sipas Komisionit Evropian, mashtrimi me kilometrazhe shkakton dëm prej rreth 9.6 miliardë eurove në vit. Shumë vetura të përdorura të Evropës Lindore vijnë nga tregjet e Gjermanisë, Francës, Belgjikës, Holandës dhe Italisë. 30% -50% e këtyre veturave kanë kilometrazh të rremë.

Shpërndaje në: