Cilat ushqime janë më të mira për mirëqenien mendore?
Mishi, frutat dhe perimet – studimet kanë sugjeruar se këto ushqime kanë potencial për të rritur disponimin dhe shëndetin mendor.
Por cilat janë më të mirat? Sipas hulumtimit të ri, efektet e ushqimeve specifike në mirëqenien psikologjike varen shumë nga mosha e një personi.
Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Nju Jorkut në Binghamton kanë zbuluar se ushqime të caktuara ndikojnë në disponimin dhe mirëqenien mendore të të rriturve të rinj ndryshe nga ato të të rriturve më të moshuar dhe anasjelltas.
Në vitet e fundit, studiuesit kanë vërtetuar se ajo që hamë mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin tonë mendor. Një studim i raportuar nga “Medical News Today” më parë këtë vit, për shembull, sugjeroi që rritja e konsumit tw frutave dhe perimeve mund të përmirësojë mirëqenien psikologjike në vetëm 2 javë, ndërsa hulumtimet e tjera kanë sugjeruar një lidhje midis futjes së mishit të kuq dhe rrezikut të reduktuar të depresionit.