Cilat janë simptomat e hershme të leukemisë tek fëmijët?
Shumë simptoma të leukemisë tek fëmijët janë gjithashtu simptoma të sëmundjeve të zakonshme, më pak serioze të fëmijërisë. Leukemia mund të jetë kronike dhe simptomat mund të zhvillohen ngadalë ose mund të jenë akute dhe ato mund të shfaqen shumë shpejt.
Leukemia e fëmijërisë prek edhe adoleshentët. Ky është lloji më i zakonshëm i kancerit tek fëmijët nën moshën 15 vjeçare, sipas Institutit Kombëtar të Kancerit në Shtetet e Bashkuara. Rreth 4,000 fëmijë në vend janë prekur nga leukemia çdo vit.
Diagnoza e leukemisë mund të jetë e frikshme, por nivelet e mbijetesës vazhdojnë të përmirësohen.
Një nga simptomat e leukemisë është anemia. Infeksionet e shpeshta gjithashtu janë shenjë e mundshme e shfaqjes së leukemisë.
Lëndimet dhe gjakderdhjet. Nëse një fëmijë lëngon lehtësisht, përjeton gjakderdhje nga hunda shpesh, ose gjakderdhje nga mishrat dhëmbëve, kjo mund të tregojë për leukeminë.
Dhimbje të kockave ose të nyejve ose ënjtjet janë gjithashtu shenjë e mundshme e leukemisë te fëmijët.
Mungesa e oreksit, dhimbje a e stomakut dhe humbja e peshës, kollitje ose probleme në frymëmarrje,a indikatorë tjerë të mundshme.