Cilat janë përfitimet që i sjell përjetimi i orgazmës

Cilat janë përfitimet që i sjell përjetimi i orgazmës

Qoftë nëse jeni duke e përjetuar vet apo me partnerin, arritja e klimaksit sigurisht se ka efekte shëndetësore.

Duke liruar endorfine në baza të rregullta, ju mund ta përmirësoni shëndetin mendor dhe fizik, por gjithashtu edhe të formoni një lidhje më të fortë me partnerin.

Sidoqoftë, mbani mend se jo gjithsecili person mund ta arrijë orgazmën dhe kjo është krejtësisht në rregull.

Do të flini më mirë
E keni vërejtur se si ndiheni të përgjumur pas orgazmës? Kjo ndodh për shkak se orgazma bën që të lironi kimikale të ndryshme, duke përfshirë oksitoksinën, serotoninën, etj.

Këto kimikale punojnë së bashku për t’ju bërë të ndiheni të relaksuar dhe rrjedhimisht shpijnë në gjumë më të mirë.

Do të ndiheni më pak të stresuar
Përjetimi i orgazmës mund të bëjë mrekulli për mendjen!

Edhe për këtë duhet ta falënderoni oksitoksinën. Kur kimikali lirohet në një pjesë të trurit, ai dërgon sinjale të cilat ju bëjnë të ndiheni më të qetë, më të ngrohtë dhe në përgjithësi më të lumtur.

Orgazma ju ndihmon edhe me menaxhimin e dhimbjes
Studime të caktuara kanë zbuluar se arritja e orgazmës mund t’i zvogëlojë simptomat e dhimbjeve.

Zemra do t’ju falënderojë
Orgazmat nuk janë të mira vetëm për ju dhe partnerin, pasi që ato mund të jenë shumë të mira edhe për shëndetin tuaj.

P.sh. orgazmat janë të mira për shëndetin e zemrës sepse e rrisin pulsin e zemrës në të njëjtën mënyrë sikurse kur bëni ushtrime të lehta fizike.

Lëkura ju shndritë
Kjo ndodh më shumë nëse jeni duke bërë seks e jo duke masturbuar.

Qarkullimi i gjakut rritet gjatë seksit dhe përjetimit të orgazmës, që nënkupton se më shumë oksigjen pompon përgjatë trupit.

Kjo rritje e qarkullimit të gjakut është përgjegjëse për një lëkurë më të ndritshme.

Gjithashtu, rritja e qarkullimit të gjakut dhe oksigjenit e stimulon prodhimin e kolagjenit – proteinë që njihet se është e mahnitshme për lëkurën.

Shpërndaje në: