Cilat janë gabimet më të shpeshta që bëjmë kur pastrojmë rrobat në lavatriçe?
Lavatriçja është një ndër pajisjet më të rëndësishme elektroshtëpiake që padiskutim ka ndryshuar jetën e shumë njerëzve nëpër botë.
Përveç lehtësisë që ofron në pastrimin e veshjeve, procesi mekanik ju ka shpëtuar nga pastrimi i shtresave të trasha si: jorganët, batanijet etj. Por, ndonjëherë ndodh që pastrimi nuk shkon ashtu siç do të donit dhe rezultati final është shumë larg asaj që kishit planifikuar.
Kjo gjë nuk lidhet domosdoshmërisht me llojin e detergjentit që përdorni, as me markën e lavatriçes. Ndonjëherë janë disa gabime të vogla e të padukshme që u prishin punë pa e ditur.
1.Përdorni më shumë detergjent se duhet
2.Mbërtheni kopsat dhe zhinxhirët e veshjeve ndërkohë që i lani. Për një larje sa më të mirë, duhet të bëni të kundërtën.
3.Mbushni kazanin e lavatriçes përtej kapacitetit të tij. Për një larje sa më të mirë duhet të respektoni madhësinë e paracaktuar.