Cilat janë ekipet që po shkaktojnë sensacion në Evropë këtë vit?

Cilat janë ekipet që po shkaktojnë sensacion në Evropë këtë vit?

Duket se pandemia COVID-19 ka çrregulluar edhe ligat elitare të futbollit evropian, pasi që shumë ekipe tashmë kanë arritur të bëjnë surpriza të këndshme.

Në Francë, është ekipi i Lille që po dëshmohet si shumë i fuqishëm në luftën për titull. Ekipi i Christopher Galtier është në vend të parë me 66 pikë, ose tri pikë më shumë se Paris Saint Germain – që ishte favorit absolut për të fituar titullin.

Ekipi i Lille ka impresionuar sidomos me mbrojtjen e çeliktë – e që e ka edhe një mbrojtës turk me mbiemrin Çelik [Zeki] – duke i pësuar vetëm 19 gola pas 31 ndeshjesh.

Në xhiron e fundit, në përballjen direkte për titull, Lille e mposhti si mysafir pikërisht PSG-në me rezultat 0-1, shkruan Periskopi.

Në Premier Ligën e Anglisë është ekipi madhështor i Leeds United. I rikthyer në Premier Ligë pas 16 vitesh mungesë, ekipi që po drejtohet nga “I çmenduri”, Marcelo Bielsa ka shfaqur futbollin më të bukur në Evropë.

Leeds renditet në vendin e 11-të me pikë të barabarta me Arsenalin [42] por me një sulm më efektiv me 7 gola më shumë se ky ekip.

Leeds që nuk ka një ekip të klasit botëror, ka shënuar gola më shumë edhe se Chelsea, Evertoni, e ka vetëm katër gola më pak se Liverpool dhe Tottenham, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, befasinë më të madhe në Premier Ligë e ka bërë West Ham United. Skuadra e David Moyes renditet në vendin e katërt me 52 pikë dhe po lufton egërsisht për një vend që shpie në Champions League.

Edhe Leicesteri mund të konsiderohet befasi, por tashmë ky klub e ka fituar statusin e ekipit të madh në Angli pas fitores së titullit në vitin 2016.

Në Gjermani asnjë ekip nuk po bën befasi të papritur.

Në Itali, përsëri kemi Atalantan që për të pestin vit radhazi vazhdon me formë të lartë dhe duket se është rrugës për t’u kualifikuar sërish për garat evropiane. Ekipi që u eliminua në Champions League nga Real Madridi, është në vendin e katërt dhe duket në rrugë të drejtë për një kualifikim tjetër me trajnerin frymëzues Gasperrini.

Në La Ligën spanjolle befasia më emadhe është Real Betisi që po lufton për kualifikim në garat e Evropës. Ekipi i Manuel Pellegrinit ka 46 pikë nga 29 ndeshje dhe renditet në vendin e gjashtë, një vend para Villarrealit. /Periskopi

Shpërndaje në: