Cilat janë efektet pozitive të hithrave ?
Shumica prej nesh e kanë provuar të paktën njëherë në jetë dhimbjen dhe përvëlimin që ndjen kur prek hithrën.
Edhe pse mund të duket si një bimë e egër që nuk të shërben për asgjë, hithra në fakt është një bimë premtuese në shërimin e shumë sëmundjeve.
Ajo që disa prej nesh mund ta kenë quajtur një “bimë e bezdisshme”, në fakt është përdorur për shekuj me radhë në përgatitjen e ilaçeve të ndryshme dhe si kurë natyrale.
Hithra ka veti diuretike, laksative, kundër alergjisë, inflamacionit etj. Kjo erz është gjithashtu një burim i mirë i hekurit, dhe përmban vitaminë A (retinol), B, C (acidi absorbim) dhe vitaminën K.
Lëndë të tjera ushqyese në të janë kalciumi, silica, karotene, magnezi, kaliumi, zinku etj. Hithra merr minerale nga toka, përfshirë edhe hekurin, prandaj është një tonik i mirë për të trajtuar aneminë. Vitamina C tek kjo bimë ndihmon gjithashtu në përthithjen e hekurit nga zorrët.
Hithrat djegin për shkak të histaminës dhe acidit formik. Rrënjët e hithrës janë përdorur për problemet me urinimin, të lidhura me zmadhimin e prostatës (hiperplazia beninje e prostatës HPB). Ato janë përdorur tradicionalisht edhe si balsam për flokët, për të parandaluar rënien e tyre dhe në rastet kur janë të yndyrshëm.
Pranvera është sezoni i hithrave të freskëta, megjithatë ato mund të gjejmë edhe gjatë pjesës tjetër të vitit, si ekstrakt, të thara, tinkturë, lëng ose çaj.
Suplementet e hithrës tregtohen në farmaci edhe si kapsula apo tabletë. Si të përgatisni çajin e hithrës? Vendosni hithrat, të thata ose të freskëta, në një çajnik. Hidhni ujë dhe vendoseni çajnikun në zjarr. Për një filxhan me hithra, ju nevojiten 2 filxhanë me ujë.
Çajin mund ta bëni të fortë duke hedhur më pak ujë, ose më të lehtë duke hedhur më shumë ujë. Sapo uji të nisë të ziejë, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për pak minuta. Më pas kullojeni dhe hidheni në filxhan. Për t’i dhënë pak shije, mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë.