Cilat janë arsyet shëndetësore që i shkaktojnë dhimbjet e kokës

Cilat janë arsyet shëndetësore që i shkaktojnë dhimbjet e kokës

Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe komplekse.

Secila dhimbje është unike dhe ka burime të ndryshme. Rrjedhimisht edhe trajtimi i tyre është i ndryshëm.

Deri tani sipas ekspertëve, janë identifikuar 150 lloje të ndryshme të dhimbjeve të kokës, por shkaktarët më të shpeshtë janë:

Tensioni i gjakut– këto janë dhimbjet më të përhapura të kokës, që prekin të rinjtë dhe të rriturit. Dhimbja është e moderuar dhe ndryshon pa ndonjë simptomë të veçantë.

Migrena- dhimbjet e kokës janë të forta dhe thumbuese. Të dhënat tregojnë se këto dhimbje zgjasin 3-4 orë dhe përsëriten një deri në katër herë në muaj. Migrena shoqërohet me një ndjeshmëri të lartë ndaj dritës, zhurmës dhe aromave.

Dhimbjet e përsëritura– këto dhimbje manifestohen rreth zonës së syve ose pas kokës dhe janë konstante. Dhimbja është aq e fortë sa njeriu nuk gjen dot qetësi. Në shumë raste, njerëzit që vuajnë nga kjo dhimbje nuk qëndrojnë dot në një vend. Këto dhimbje zakonisht ndodhin një deri në tre herë në ditë dhe zgjasin nga dy javë deri në tre muaj.

Sinoziti– këto dhimbje shfaqen tek mollëzat, balli ose mes syve. Dhimbjet shfaqen si pasojë e inflamacionit dhe sinozitit.

Dhimbjet hormonale– dhimbjet e kokës si pasojë e hormoneve prekin zakonisht gratë gjatë ciklit ose gjatë shtatzënisë. Ndryshimet hormonale si pasojë e kontraceptivëve janë gjithashtu shkaktarë të dhimbjeve të kokës.

Çfarë ndodh në organizëm kur ju dhemb koka?

Truri është organi, që të tregon kur pjesë të tjera të trupit dhembin. Dhimbja shkaktohet nga një mori sinjalesh mes trurit, nervave dhe enëve të gjakut. Disa nerva në enët e gjakut dhe muskujt e kokës “ndizen” dhe i dërgojnë trurit sinjalet e dhimbjes.

Shpërndaje në: