Cilat janë 4 vajrat që shërojnë dhimbjen nga migrena ?
Migrena është një sëmundje neurologjike tepër problematike që shoqërohet me dhimbje koke të karakterit pulsues. Dhimbja është shumë e fortë, e tillë që kërkon shkëputje nga çdolloj aktiviteti për të qëndruar në qetësi deri në momentin që kalon.
Shpesh migrena paraprihet nga shenja paralajmëruese si: ndjesi shpimi në krah ose në këmbë, pika të errëta të shikimit, ndjesi e vjelljes si dhe një ndjeshmëri ekstreme ndaj dritës apo zhurmës. Alergjitë, çrregullimet hormonale, stresi dhe niveli i ulët i sheqerit në gjak janë disa gjendje shëndetësore që stimulojnë shfaqjen e migrenës. Medikamentet e shtrenjta nuk janë gjithmonë efektive.
Për këtë arsye duhet të ktheni shikimin tek produktet e natyrës. Këto janë katër vajrat esenciale që neutralizojnë dhe qetësojnë dhimbjen e migrenës brenda një ore.
Vaji esencial i mentes: Në qoftë se vuani vazhdimisht nga dhimbja therëse e migrenës, masazhoni me lëvizje rrethore me vaj të mentes ballin, tëmthat dhe zonën pas qafës. Ky trajtim efektiv neutralizon dhimbjen dhe e qetëson atë.
Vaji i lavandës: Lavanda është një ndër lulet më aromatike që përdoret edhe në parfumet e ndryshme, locionet larëse, kremrat dhe maskat e ndryshme të bukurisë. Funksionon gjithashtu edhe si qetësues për dhimbjen e migrenës dhe lufton ankthin e stresin, shkruan Living.
Vaji i ekulaiptit: Ky vaj pastron trupin nga mbetjet toksike dhe mikroorganizmat të dëmshëm. Gjithashtu eliminon presionin e sinusit, i cili shpesh çon në dhimbje koke të vazhdueshme. Ka veti anti-inflamatore, redukton formimin e edemës dhe ndihmon në vendosjen e stabilitetit hormonal tek pacientët që vuajnë nga migrena. Ngrohni disa pika vaj eukalipti dhe masazhoni pjesën e pasme të qafës, ballin, tëmthat dhe gjoksin. Ky veprim ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe eliminon bllokimet e hundës, që nxisin tensionin e sinusit dhe migrenës.
Vaji i rozmarinës: Ky vaj ka në përmbajtjen e tij komponentë me përmbajtje anti-inflamatore dhe analgjezike. Redukton stresin dhe trajton dispepsinë, e cila është një shenjë e zakonshme e dhimbjes së kokës. Mund të masazhoni ballin, tëmthin dhe hundën. Ose mund ta konsumoni duke e shtuar në çaj dhe ujë.