Cilat automjete të përdorura e humbin vlerën më pak
Sapo ta keni blerë një veturë dhe ta keni ndezur atë për herë të parë, ju në të vërtetë keni humbur një pjesë të madhe të vlerës së saj. Ndryshe nga pronat e paluajtshme si apartamentet, shtëpitë dhe vilat, të cilat nuk e humbin vlerën, pronat e luajtshme si veturat nuk janë imune nga rënia e çmimit.
Kompania që bënë analizën e tregut, Schwacke, dhe portali Auto Bild kanë publikuar statistika për modelet e veturave të përdorura me çmimet më të mira.
Në mesin e veturave të përdorura që e humbin vlerën më pak dolën të jenë disa modele të lira, si Dacia Sandero, por edhe disa modele elektrike, si Tesla.
Po ashtu, kërkesë e lartë është për Porsche 911, model ky që amortizimin e mban brenda kufijve të pranueshëm. Për katër vjet kjo veturë sportive humb vetëm 42 për qind të vlerës fillestare. Kjo e bën një veturat e përdorura me çmimin më të qëndrueshëm në tregun gjerman.
Ndryshe nga Porsche, çmimi i ulët i Dacia Sandero është një aset i madh kur bëhet fjalë për ruajtjen e vlerës së tij si automjet i përdorur. Dacia është e lirë edhe kur është e re, kështu që humb shumë pak vlerë si veturë e përdorur. Vetëm një e treta (34 përqind) e vlerës do t’i humb për katër vjet.
Pasqyra e çmimeve në vazhdim sigurisht se vlen edhe për tregun kosovar të veturave, i cili është i prirur për import të veturave të përdorura kryesisht nga Gjermania.
Cmimet e prezantuara kanë të bëjnë me vetura katër vjet të vjetra.
Klasa Më së miri e ruajnë çmimin pas 4 viteve
Automobilat elektrik deri në 40.000 € Mini Cooper SE (59,6%)
Automobilat elektrik mbi 40.000 € Tesla Model S Long Range (61,2%)
Automobilat e vegjël Hyundai i10 1.2 (56,9%)
Utomobilat subkompakt Dacia Sandero Stepway TCe90 (66%)
Automobilat kompakt VW Golf 1.5 TSI OPF (53,7%)
Klasa e mesme Skoda Superb Combi 2.0 TSI 4×4 (49,8%)
Klasa e lartë BMW 540i xDrive Automatic (44,4%)
Automobilat sportiv Porsche 911 Carrera 4S PDK (58,0%)
Kombit Mercedes V 300 d 4Matic 9G-Tronic (56,4%)
SUV e vegjël Mazda CX-30 e-Skyactiv-G 2.0 (57,5%)
SUV kompakt Toyota RAV 4 2,5 4×2 Hybrid (57,8%)
SUV e mëdhënjë Range Rover Sport P400 3.0 (50,1%)