Cila është veshja e duhur kur udhëtojmë?
Zakonisht gjatë udhëtimeve preferohet një veshje sa më e thjeshtë dhe praktike që t’ju ofrojë rehati gjatë orëve sa jeni në rrugë, përveç veshjes na duhen edhe valixhet të cilat është shumë e rëndësishme ti përshtasim me qëllimin e udhëtimit./periskopi.com
Për çdo mjet udhëtimi përdoret një valixhe e caktuar. Valixhet e mëdha me rrota përdoren për pushime më të gjata. Ndërsa për një fundjavë romantike në çift mjafton një çantë e madhe.
Në rastet kur udhëtojmë me tren apo avion, edhe në qoftë se destinacioni është një vend ekzotik, përveq pantallonave dhe një bluze të thjeshtë, duhet marrë me vete një xhaketë dhe një shall të madh. Ndryshimeve të motit nuk i dihet kurrë, është mirë që ti keni aty për çfarëdo rasti.
Gjithashtu duhet të merrni me vete syzet e diellit. Ato mund të fshehin shumë mirë sytë e palyera apo edhe lodhjen.
Por, në qoftë se udhëtoni me makinë, syzet e diellit janë të domosdoshme për shkak të rrezeve të diellit dhe dritës që reflektojnë në xham.
Një çantë dore për gjërat tuaja esenciale është e domosdoshme, mjaftueshëm sa ti zë dokumentet tuaja të udhëtimit, kuletën, syzet dhe një shishe ujë.
Nëse udhëtoni me anije është e këshillueshme të vishen pantallona. Të ngushta por praktike dhe komode.
Sa i përket këpucëve preferohen të sheshtat në çfarëdolloj udhëtimi.