Cila është evidenca historike që thotë se Jezusi jetoi dhe vdiq?
Sot disa pretendojnë që Jezusi është veç një ide, më shumë se një figurë reale historike, por ka evidencë të mjaftueshme të shkruar që e dëshmon të kundërtën
Sa konfident mund të jemi që Jezu Krishti përnjëmend ka jetuar?
Evidenca historike për Jezusin e Nazaretit daton qe një kohë të gjatë dhe është mjaft e shpërndarë. Brenda pak dekadash të jetës së tij të supozuar, ai është përmendur nga historianë hebrej dhe romakë, ashtu si edhe nga dhjetëra shkrime të krishtera. Krahasoni këtë me, ta zëmë, Mbretin Artur që thuhet të ketë jetuar rreth vitit 500. Burimet kryesore për eventet e asaj periudhe as që e përmendin Arturin, të cilit i referohen vetëm 300-400 vjet pasiqë vdiq. Evidenca për Jezusin nuk është e kufizuar në folklorin e mëvonshëm, siç është për Arturin.
Çka na thonë shkrimet e krishtera?
Vlera e kësaj evidence qëndron në faktin se është shumë e hershme, por poashtu e detajuar. Shkrimet e para që flasin për Jezusin janë ato të Shën Pollit, dhe studiuesit pajtohen që këto letra janë shkruajtur vetëm 25 vjet pas vdekjes së Jezusit, ndërsa të dhënat e detajuara biografike për Jezusin në Testamentin e ri datojnë dikund vetëm 40 vjet pas vdekjes së tij. Këto shkresa janë paraqitur gjatë kohës sa shumë dëshmitarë ishin gjallë, dhe dëshmojnë përshkrime me kulturën dhe gjeografinë e Palestinës së shekullit të parë. Është poashtu e zorshme të paramendohet që shkrimtarët e krishterë do të shpiknin një figurë shpëtimtare hebreje në një kohë dhe vend kur – nën sundin e Perandorisë Romake – kjo gjë ishte mjaft me rrezik.
Çka thonë autorët jo-të-krishterë për Jezusin?
Për aq sa dimë, i pari autor jashtë kishës që e përmendi Jezusin ishte historiani hebre Flavius Josephus, që e shkroi historinë e Judaizmiz rreth vitit 93 pas Krishtit. Ai i ka dy referenca për Jezusin. Një prej tyre është kontraverze sepse thuhet që jetë korruptuar nga shkruesit e krishterë [ndoshta duke i kthyer të dhënat negative të historianit në pozitive] por e dyta nuk lë vend për dyshim, një referencë për Jamesin, vëllain e “Jezusit, të ashtuquajtur Krisht”.
Rreth 20 vjet pas Josephusit i kemi dy politikanët romakë, Plinin dhe Tacitusin. Nga ky i fundit ne mësojmë që Jezusi ishte ekzekutuar ndërsa Pontius Pilati ishte prefekti romak i Judesë dhe ndërsa Tiberi ishte perandor – raporte që përputhen me shkrimet e apostujve. Plini thotë që, kur ai ishte guvernator në Turqinë veriore, të krishterët e adhuronin Krishtin si të ishte zot. Asnjëri prej tyre nuk i pëlqente të krishterë – Plini shkruan për “kokfortësinë e tyre prej derrash” ndërsa Tacitusi e quan fenë e tyre një supersticion destruktiv.
A e kanë diskutuar shkrimtarët e lashtë ekzistencën e Jezusit?
Nuk kishte kurrfarë debati nëse Jezusi kishte ekzistuar me të vërtetë. Në literaturën e hershme të rabinëve hebrej, Jezusi ishte dënuar si një fëmijë i paligjshëm i Merit, dhe i një magjistari. Mes paganëve, satiristi Lucian dhe filozofi Celsus e cilësuan Jezusin si zullumqar, por në fakt nuk ka ndonjë që e diskuton faktin nëse ai ka jetuar ose jo.
Sa kontraverze është ekzistenca e Jezusit tash?
Në një libër të fundit, filozofi francez Miche Onfray flet për Jezusin si një hipotezë, dhe e merr ekzistencën e tij si një ide më shumë se si një figurë historike. Rreth 10 vjet më parë, Projekti Jezus [The Jesus Project] u themelua në SHBA; një ndër pyetjet më kryesore që u diskutua ishte nëse ekzistoi Jezusi ose jo. Disa autorë kanë argumentuar që Jezusi i Nazaretit nuk ekzistonte, dhe se të dyja, edhe Jezusi e edhe Nazareti ishin shpikje të të krishterëve. Vlen të përmendim se, megjithatë, dy historianët që kanë shkruajtur kundër këtyre argumenteve hiperskeptkike janë ateistë: Maurice Casey dhe Bart Ehrman. Ata kanë thumbuar ‘mitin e Jezusit’ duke e cilësuar si pseudo-studim. Megjithatë, një hulumtim i fundit zbuloi që 40% e të rriturve në Angli nuk beosjnë që Jezusi ishte një figurë e vërtetë historike.
A ka ndonjë evidencë arkeologjike për ekzistencën e Jezusit?
Një pjesë e konfuzionit për historicitetin e Jezusit mund të shkaktohet nga argumentet e çuditshme arkeologjike që e lidhin me të. Së fundi ka pasur pretendime që Jezusi ishte stërnipi i Kleopatrës. Në disa qarqe, ka ende interes për pëlhurën e Torinos, e cila thuhet të jetë pëlhura e vdekjes së Jezusit. Papa Benedikti i XVI, i kaluari pra, deklaroi që “asnjë mjeshtëri njerëzore nuk ishte e aftë ta prodhonte” dhe si “ikonë të së shtunës së Shenjtë”:
Është e zorshme të gjesh historianë që e marrin këtë material si një të dhënë serioze arkeologjike, megjithatë. Dokumentet që i kanë prodhuar të krishterët, hebrejtë dhe romakët përbëjnë evidencën më domethënëse.
Këto referenca të bollshme historike na lënë me më pak dyshim të arsyeshëm nëse ai ka gjalluar dhe vdekur. Një pyetje më interesante është – që shkon përtej fakteve historike – nëse Jezuzi ka vdekur e pastaj është bërë i gjallë sërish.
Përktheu: Periskopi.com