Cila është e ardhmja e filozofisë? Përgjigjet Žižek

Cila është e ardhmja e filozofisë? Përgjigjet Žižek

Mendoj se filozofia do të bëhet më e rëndësishme se kurrë, madje edhe për njerëzit e zakontë. Pse? Dinamikat e pabesueshme sociale të kapitalizmit të sotëm, ashtu si zhvillimi i madh shkencor e teknologjik, e ka ndërruar rrethanën tonë aq shumë sa sistemet e vjetra religjioze dhe etike nuk mund të funksionojnë. Mendoni pak për intervenimet biogjenetike, të cilat mund ta ndërrojnë edhe karakterin tuaj, mënyrën sesi funksionon truri juaj. Kjo as nuk mund të mendohej në sistemin tradicional etik, që nënkupton se të gjithëve, duam s’duam, na duhet të mendojmë. Na duhet të marrim vendime. Nuk mund të mbështetemi më në etikën e moçme. Për shembull: a jeni ju pro a kundër intervenimeve biogjenetike? Për të vendosur, për të mbajtur qëndrim, ju duhet që të adresoni pyetje si: a jam unë i lirë? A kam përgjegjësi për veprimet e mia? E kështu me radhë. Kështuqë, mendoj se shekulli i 21-të do të bëhet shekulli i filozofisë.

Guardian

Shpërndaje në: