Çiklizmi është forma më e lumtur e transportit
Një studim sapo e ka konfirmuar atë çfarë çdo çiklist e din.
Hulumtimi i ri ka studiuar metodat ditore të transportit dhe mirëqenien emocionale – efektet që i ka mënyra e transportit, gjatësia, shoqëria, etj. dhe ka zbuluar se kur vjen puna për transport të përditshëm, çiklizmi është forma më e lumtur e transportimit.
Pas ekzaminimeve të ndryshme, hulumtuesit kanë treguar se transporti i formon gjashtë lloje të ndryshme të emocioneve – ato të lumturisë, domethënies, lodhjes, stresit, mërzisë dhe dhimbjes.
Kështu, pas analizave më të hollësishme, ata kanë zbuluar se çiklizmi është forma më e lumtur e transportit, ndërkaq transporti publik është më së paku i lumtur dhe më së paku domethënës.
Ecja si formë e transportit është e ndërlidhur me të gjitha katër emocionet negative.
Udhëtimet e gjata janë më stresuese dhe më të palumtura sesa udhëtimet më të shkurta, ndërkaq udhëtimet për në kafene apo restorant janë më të lumturat. Në anën tjetër, udhëtimet spirituale apo për qëllime vullnetare janë më së shumti domethënëse.
Përndryshe, udhëtimi me familjen ju bën gjithashtu të lumtur.