Çiklisti olimpik ‘fluturon’ në parket pas prishjes jashtëzakonisht të rrallë që shkaktoi përplasje bizare

Çiklisti olimpik ‘fluturon’ në parket pas prishjes jashtëzakonisht të rrallë që shkaktoi përplasje bizare

Çiklisti australian, Alex Porter mbeti totalisht i hutuar pasi u përplas kur timoni qëndrues iu këput.

25-vjeçari po ecte rreth 65km/h dhe tre bashkëlojtarët e tij të ekipit ngritën duart për indikuar se dëshirojnë ristart, diçka që u aprovua për shkak të natyrës së përplasjes, transmeton Periskopi.

Por nuk mjaftoi, derisa australiani përfundoi në vendin e pestë në Tokio2020, duke humbur vendin e katërt, i cili është vendi i fundit kualifikues.

Menjëherë pas përplasjes, gjashtë herë kampioni olimpik në çiklizëm, Sir Chris Hoy tha: ”Kjo është jashtëzakonisht e rrallë dhe do të ndikojë në vetëbesimin e të gjithë ngasësve sepse do të mendojnë nëse kjo do t’iu ndodhë edhe biçikletave të tyre?” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: