Çikat ari olimpik, djemtë ‘i hanë’ 6 gola nga Tajlanda: Çka po bën Kosova në turne futsalli?

Çikat ari olimpik, djemtë ‘i hanë’ 6 gola nga Tajlanda: Çka po bën Kosova në turne futsalli?

Postimi i mëposhtëm është i Federatës së Futbollit të Kosovës [FFK] dhe lajmëron për ndeshjen e fundit të Kosovës në futsall në një turne futbolli në Tajlandë. 

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka barazuar në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut kontinental që po mbahet në Tajlandë.

E këtë barazim Dardanët e futsallit e arritën pikërisht në duel me nikoqirët e këtij turneu, me rezultat 6:6, ndeshje e cila u përshkua me rivalitet të madh dhe me kthesa në rezultat.

Kosova e nisi mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi me golin e Meriton Salihut, në minutën e 4-t. Por, më pas tajlandezët arritën të shënojnë dy herë nëpërmjet Supawut Thuenklang (15’) dhe Muhammad Usman Musa (17’).

Dardanët reaguan dhe arritën të barazojnë shifrat me golin e Ylli Mazrekut (20’). I njëjti lojtar shënoi për epërsinë e Kosovës 3:2 në minutën e 23-të, derisa Jeton Rukovci i çoi shifrat në 4:2 në minutën e 31-të.

Pas kësaj epërsie prej dy golash sikur ra përqendrimi i lojtarëve tanë, gjë të cilën e shfrytëzuan tajlandezët dhe arritën që ta përmbysin rezultatin me golat e Peerapat Kaewwilai (32’), Supawut Thuenklang (36’), Phonmongkol Srisubsaeng (36’) dhe Jirawat Teach Wichian (38’).

Në dy minutat e mbetura Dardanët u angazhuan maksimalisht për të rikthyer epërsinë dhe për ta shijuar fitoren, por nuk arritën më shumë se sa ta barazojnë rezultatin me golin e Mërgim Dervishajt.

Ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit A, Kosova e zhvillon nesër kundër Mozambikut, ekip i cili në dy ndeshjet e para ka pësuar humbje. Pas ndeshjes për faqen zyrtare të FFK-së ka folur kapiteni Jeton Rukovci, i cili deklaroi: “Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë ndaj një kundërshtari i cili renditet si i 17-ti në renditjen botërore të futsallit dhe njëri ndër dy favoritët për fitimin e këtij turneu.

E kishim përgaditur ndeshjen shumë mirë taktikisht. Angazhimi ka qenë në maksimum nga secili lojtar.

Edhe pse ishim në avantazh në fund u desh të kënaqemi vetem me barazim. Nesër do të luajmë kundër Mozambikut dhe në rast të fitores do të kemi një mundësi të mirë për play-off”.

Shpërndaje në: