Cikalleshi para ndeshjeve në Ligën e Kombëve: Jemi me fat që u përjashtua Rusia

Cikalleshi para ndeshjeve në Ligën e Kombëve: Jemi me fat që u përjashtua Rusia

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi theksoi sot se fati më i madh i përfaqësues shqiptare për ndeshjet e Nations League është mungesa e Rusisë.

Në konferencën e dhënë për mediat, 31-vjeçari deklaroi se djemtë “kuqezi’ do e bëjnë diferencën vetëm si një grup i tërë, pa diferenca në reparte.

Cikalleshi zbuloi ndër të tjera edhe diferencat mes Islandës dhe Izraelit dhe shtoi se kundërshtari i parë ka më shumë forcë fizike se taktikë.

Si po ecën grumbullimi? “Jemi në fund kampionati, por këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme për ne. Të gjithë lojtarët janë të fokusuar në stërvitje. Gjithçka po shkon shumë mirë, sipas planit, edhe pse na ndajnë edhe shumë ditë nga ndeshja e parë, shpresoj të mos kemi dëmtime.”

Grupi ku bëni pjesë është më i thjeshtë pa Rusinë? “Është një grup ku ne do të kërkojmë dhe tentojmë më të mirën, por duhet të kemi parasysh që do kemi dy ekipe që nuk mund të them me shumë diferencë nga ne. Kemi fat që Rusia nuk do jetë pjesë e grupit. Duhet të përqendrohemi te ndeshja e parë, pasi fillimi i mbarë është gjysma e punës. Islanda është një ekip shumë i fortë fizikisht, por besoj se mund t’ja dalim. Duke korrigjuar gabimet besoj se do kemi mundësinë t’i bëjmë të gjithë shqiptarët krenarë.”

Sulmi, pjesa më e fortë e Kombëtares: “Për sulmuesit është shumë e rëndësishme të shënojnë në ekipet e tyre, sepse vjen në Kombëtare më i motivuar, por për të arritur rezultate pozitive ne duhet të bëjmë mirë si grup i tërë, vetëm kështu mund të bëjmë diferencën. Kemi një mbrojtje të qëndrueshme, një mesfushë të mirë si dhe sulmin. Por siç e thash grupi është ajo që do na çojë përpara.”

Shpërndaje në: