Cikalleshi nuk po ndalet – Shënon dygolëshin e parë në Arabi

Cikalleshi nuk po ndalet – Shënon dygolëshin e parë në Arabi

Sokol Cikalleshi e ka nisur vitin 2023 në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë shënoi dy gola në përballjen e javës së 17-të në kampionatin e Arabisë Saudite, në suksesin 2-0 të Al Khaleej ndaj Damak.

Kavajasi arriti që të zhbllokonte rezultatin në minutën e 32-të, ndërsa pa u mbyllur pjesa e parë 32-vjeçari shënoi dhe golin e dytë, duke vulosur gjithçka në favor të skuadrës së tij.

90 minuta për sulmuesin e Shqipërisë, i cili është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës, por mbi të gjitha ky viti i ri kalendarik ka nisur mjaft mirë për të. Ky ishte goli i katërt për Cikalleshin për këtë vit, ndërsa në total ka shënuar 5 gola në kampionat, ndërsa ka shënuar një gol dhe në Kupën e Arabisë.

Sulmuesi shpreson që të ndihmojë ekipin e tij që të arrijë mbijetesën në elitën e futbollit të Arabisë Saudite, me ekipin Al Khaleej që ka mbledhur 16 pikë deri në këtë pikë të kampionatit duke u renditur në vendin e 13-të, 6 pikë larg zonës së rrezikut.

Forma e mirë e sulmuesit gëzon dhe trajnerin Sylvinho, i cili mund të besojë tek aftësitë e kavajasit, që prej vitesh është një prej shtyllave të kombëtares së Shqipërisë.

Këtu mund t’i shikoni te dy golat e Cikalleshit: VIDEO

Shpërndaje në: