Çika e regjisorit legjendar Steven Spielberg i futet pornografisë
Mikaela Spielberg, 23 vjeçare, dhe vajza e filmbërësit legjendar Steven Spielberg zbuloi gjatë ditës së djeshme se ajo i kishte hyrë pornografisë.
Raportohet se ajo i kishte treguar prindërve të saj për vendimin që të merrte pjesë në filma erotikë – përmes FaceTimeit.
Mikaela e ka pranuar se ka vuajtur nga angështia gjatë fëmijërisë, dhe shkuarja në një shkollë me konvikt si tinejxhere e çoi drejt çrregullimit të ngrënies dhe depresionit – por ajo nuk fajëson për një gjë të tillë prindërit e saj të famshëm, shkruan NyPost, përkthen Periskopi.
“Nuk është faji i prindërve të mi,” tha Mikaela, që ishte adoptuar nga Steveni dhe gruaja e tij aktore, Kate, kur ishte foshnje.
E vetë-shpallura “krijesë seksuale” tha se derisa i rritej vetëbesimi kur u rrit, “ishte lodhur nga pamundësia për të fituar para nga trupi i saj.”
“U lodha po ashtu nga puna e përditshme që nuk ma kënaqte shpirtin tim,” i tha ajo The Sunit. “Ndihem sikur duke e bërë këtë lloj pune, jam e aftë që t’i “kënaq” të tjerët, por kjo më bën të ndihem mirë sepse nuk më bën të ndihem e dhunuar.”
Babai i saj nuk ktheu u përgjigj në pyetjet që i shtruan gazetarët menjëherë. /Periskopi