Cigare, arra e kikirikë – Dogana parandalon një rast të kontrabandës

Cigare, arra e kikirikë – Dogana parandalon një rast të kontrabandës

Dogana e Kosovës ka parandaluar edhe një rast të kontrabandës.

Malli i sekuestruar, pako të cigareve, arra, kikirikë që kapin vlerën 25 mijë euro.

“Me datë 02.11.2024 rreth orës 19:50 njësia e Task Forcës ka identifikuar një automjet furgon me targa vendore duke ardhur ilegalisht nga fsh.Tanushë- RMV në drejtim të fsh.Mjak RKS .
I njëjti është ndaluar dhe gjatë kontrollit në automjet kishte pasur të ngarkuara mallra si në vijim:

Filtera për cigare Grand 55 pako x10000 cope fitera gjithsej 550000 copë ,

  • 101 pako me arra X 10 kg gjithsej 1010 kg,
  • 120 pako me kikirika X 6 kg gjithsej 720 kg.
    Vlera e mallit sipas tregut është mbi 25.000€”, thuhet në njoftimin e doganës.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dhe automjeti sekuesteohen dhe dërgohet në terminalin doganor.

 

Shpërndaje në: