Çifti transgjinor prindër për herë të dytë: Jetë e vështirë, s’duam që fëmijët të jenë trans (FOTO)
Aktori, shkrimtari e regjisori Jake dhe gruaja e tij, Hannah, një ish-kapitene e ushtrisë janë një çift transgjinor të cilët janë bërë prindër për herë të dytë.
Rruga e tyre drejt prindërimit ka qenë disi e ndërlikuar, çifti transgjinor kanë pasur dy fëmijë nga një surrogat, duke përdorur vezët e mbledhura nga Jake gjatë një pauze në terapinë e tij hormonale.
Sot ata janë paksa dyshues në rrugën që ka marrë jeta e tyre, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv.
“Baba i dy fëmijëve! Është më shumë se sa e kam imagjinuar ndonjëherë. Thjesht çkado që them, nuk mund ta përshkruaj realitetin”, Jake.
Ndërkaq gruaja e tij Hannah tha se ka shumë njerëz trans që do të donin të kishin një marrëdhënie dhe familje siç e kanë ata.
“Është e vështirë të imagjinohet, dikur dyshoja se kjo jetë ishte e mundur. Ka kaq shumë njerëz trans që do të donin të kishin një marrëdhënie dhe familje si kjo e jona. Ne jemi vërtet shumë me fat”, u shpreh ajo.
Mirëpo, të dy e pranojnë se është gjë e vështirë dhe se nuk do të dëshironin që fëmijët e tyre të kenë një jetë të tillë.
“Ne kurrë nuk do të zgjidhnim që fëmijët tanë të ishin trans sepse është një jetë e vështirë”, thanë tutje ata.