Çifti që po bashkëjetonte në Pejë rrihen mes vete, lirohen nga Policia
Një burrë dhe një grua që po bashkëjetonin në Pejë, janë rrahur mes vete.
Të njëjtit, janë liruar nga Policia e Kosovës.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
Pejë / 10.12.2024 – 15:40. Një mashkull dhe një femër të cilët bashkëjetojnë janë arrestuar për shkak se janë përleshur fizikisht ndërmjet vete. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit palët janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.