Çiftet e deritashme që kaluan në 1/8 e finales të Kupës së Botës

Çiftet e deritashme që kaluan në 1/8 e finales të Kupës së Botës

Tashmë janë kompletuar edhe çiftet e parë për fazën e eliminimt direkt në Kupën e Botës.

Holanda do të luaj ndeshjen e parë ndaj ShBA-së me datën 3 dhjetor në ora 16:00, shkruan Periskopi.

Po me këtë date nga ora 20:00 Argjentina i del përballë Australisë që bëri senzacion sonte, duke mposhtu minimalisht Danimarkën dhe siguroi kalimin tutje.

Ndërkaq dy ndeshje të mëdha të eliminimit direkt do t’i shohim me datën 4 dhjetor, ku Franca takohet me Poloninë e Anglia me Sengelanin e Sadio Manes tashmë të lënduar.

Takimi i parë nisë nga ora 16:00, kurse takimi i dytë nga ora 20:00.

Rrini me Periskopin për të përcjellur bashkë çdo detaj nga ky botëror.

Periskopi.com e vetmja adresë shqiptare për Botërorin në detajet./Periskopi/

Shpërndaje në: