Chrissy Teigen dhe John Legend flasin për herë të parë për humbjen e bebit

Chrissy Teigen dhe John Legend flasin për herë të parë për humbjen e bebit

Chrissy Teigen dhe John Legend, gjatë intervistës së fundit kanë folur për herë të parë për humbjen e djalit të tyre pak kohë më parë.

Muajin e shkuar, Chrissy konfirmoi se shtatzënia e saj përfundoi pas disa komplikimesh dhe hemoragjisë që i shkaktoi humbjen e foshnjës.

Lajmin e bëri të ditur përmes disa fotosh të shkrepura gjatë momenteve të shokut, të cilat u pasuan me reagime nga më të ndryshme nga publiku.

Në intervistën e fundit, John u shpreh se ishte pafund mirënjohës që Chrissy vendosi ta ndajë publikisht historinë e saj sepse mbështetja që kanë marrë prej njerëzve ishte e jashtëzakonshme.

“Nuk ma marrte mendja që do ta përjetonim këtë lloj dhimbjeje dhe të flisnim për të, por e bëmë dhe kjo nënkupton shumë për shumë njerëz. Ishte eksperiencë e fuqishme që më bëri të mësoj shumë gjëra të reja. Jam thjesht krenar që bashkëshortja ime pati kurajon e mjaftueshme për ta bërë.”

Chrissy Teigen dhe John Legend flasin për herë të parë

Ndërkohë Chrissy shtoi:

“Kam me mijëra letra që më janë shkruar. Sigurisht që kjo që kalova unë është shumë e dhimbshme për një grua, por sigurisht kur është një baba i përfshirë dhe gjithë mbështetja që kemi marrë, gjërat bëhen edhe më të lehta. Eshtë e pabesueshme.”

Përsa i përket fotove të publikuara, Chrissy pranoi se fillimisht për këngëtarin ishin të sikletshme, por pjesa e komenteve negative nuk ka asnjë rëndësi për të.

Në fund të të gjithave, John pohoi se gjithë çfarë ndodhi ka shtuar dashurinë e tyre në çift.

“Thjesht di që e dua atë më shumë se çdo herë tjetër. Kemi kaluar shumë sfida bashkë dhe thjesht ajo është bërë më e fortë dhe e di mirë që kjo nuk ndodh kur gjithmonë kur njërëzit kalojnë një tragjedi.”

Shpërndaje në: