Chiesa operohet në gju

Chiesa operohet në gju

Ylli i Juventusit, Federico Chiesa, e ka përfunduar me sukses operimin në gju këtë mbrëmje, duke vazhduar kështu rrugën e tij të gjatë të rikuperimit.

Sulmuesi anësor 24 vjeçar, i lëndoi ligamentet e kryqëzuara të gjurit të majtë pas gjysme ore në fitoren e bardhezinjve 4-3 kundër Romës në fillim të muajit, duke përfunduar shumë herët sezonin e tij. Lojtari ju shtruar operimit më sukses dhe tani do të fillojë periudha e rikuperimit.

Siç ka lajmëruar Juventus, Chiesa i është nënshtruar operimit këtë mbrëmje në klinikën Hochrum në Innsbruck, kurse operimin e ka kryer profesori i njohur Christian Fink me prezencë të drejtorit të mjekësisë së Juventusit, doktor Luca Stefanini.

Chiesa pritet që të jetë jashtë fushave për rreth muaj, që do të thotë se ai mund të rikuperohet me kohë për në dimër dhe të paraqitet në Botërorin e Katarit që fillon më 21 nëntor.

Italia ende nuk e ka të garantuar pjesëmarrjen në këtë garë pasi që duhet të fitojë kundër Maqedonisë së Veriut fillimisht dhe pastaj kundër fituesit të çiftit Portugali – Turqi në mënyrë që ta sigurojë një vend në Katar.

Shpërndaje në: