Chicago, Amerikë: Prova të forta se është gjetur një forcë e re e Natyrës
Nga ngjitja e magnetit në derën e frigoriferit e deri te hedhja e topit të basketbollit në kosh, forcat e fizikës janë vazhdimisht në lojë në jetët tona.
Të gjitha forcat që përjetojmë mund të reduktohen në vetëm katër kategori: gravitet, elektro-magnetizëm, forca e fortë dhe forca e dobët.
Tash, fizikanët thonë se kanë gjetur shenja të mundshme për një forcë të pestë fondamentale të natyrës, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Gjetjet vijnë nga një hulumtim i bërë në një laborator afër Chicagos në ShBA.
Katër forcat fondamentale përcaktojnë mënyrën se si të gjitha objektet dhe grimcat në univers ndërveprojnë me njëra-tjetrën.
Për shembull, graviteti i bën objektet të bien në tokë, dhe objektet e rënda të sillen si të jenë të ngjitura për dyshemeje.
Një këshill për Shkencë dhe Teknologji nga Mbretëria e Bashkuar ka thënë se rezultati “ofron prova të forta për ekzistencën e një grimce të pazbuluar sub-atomike apo për një forcë të re të natyrës”.
Por, rezultati nga eksperimenti i Muon g-2 nuk jep konkluzion përfundimtar ende.
Një hulumtues nga Universiteti i Manchesterit deklaroi: “Është e qartë se kjo është shumë ngazëllyese sepse tregon kah një e ardhme me ligje të reja të fizikës, me grimca të reja dhe me një forcë të re të natyrës që nuk e kemi parë ende.” /Periskopi