Chevrolet lanson modelin e parë me 1,200 kuajfuqi (Video)
Modeli Camaro ZL1 është makina e parë nga Chevrolet, që nën kapak ka 1,200 kuajfuqi.
Pos fuqisë së motorit, mundësinë për lëvizje të shpejtë ia jep edhe struktura e lehtë dhe aerodinamika e shtuar, transmeton Telegrafi.
Edicioni gjashtë i Camaro sapo ka dalë në treg dhe pritet të jetë mjaft i kërkuar.
Videoja e postuar më poshtë e tregon nga afër makinën sportive, si dhe disa detaje dhe statistika për të.